KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Turqi: Arrestim i gjeneralëve të lartë në misionin e NATO-s
Two Turkish Generals Detained by UAE Police in Dubai
Two Turkish Generals Detained by UAE Police in Dubai

Turqi: Arrestim i gjeneralëve të lartë në misionin e NATO-s

Turqia e ka zgjeruar goditjen pas grushtshtetit të dështuar, duke arrestuar gjeneralët e lartë të ushtrisë turke, që shërbejnë në kuadër të forcave të NATO-s në Afganistan. Mediat turke kanë raportuar se gjeneral majori, Mehmet Cahit Bakir, dhe gjeneral i brigadës, Sener Topuc, janë arrestuar nga autoritetet në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait në Emiratet e Bashkuara Arabe, të dyshuar se kanë lidhje me përpjekjen për puç më 15 korrik kundër presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. Gjeneral Bakiri është komandant i task forcës turke të NATO-s në Afganistan, ndërsa Topuc ishte shef i Departamentit të emërimeve për Forcat tokësore turke. Agjencia shtetërore e lajmeve e Turqisë, Anadolu, ka raportuar se arrestimi i tyre ishte rezultat i bashkëpunimit ndërmjet inteligjencës së Turqisë dhe autoriteteve në Emiratet e Bashkuara Arabe.