KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Turqi, arrestohen 30 militantë
Turqi, arrestohen 30 militante

Turqi, arrestohen 30 militantë

Forcat e sigurisë në Turqi lajmëruan se arrestuan 30 militantë të dyshuar të Shtetit Islamik në qytetin Konia. Deri tani jane bastisur 17 banesa dhe operacioni vazhdon. Bastisja nisi nje ditë pasi forcat turke vranë shtatë militantë të dyshuar dhe arrestuan 12 të tjerë në provincen Diarbakir, rajoni kurd i vendit. Dy policë u vranë në këtë përleshje. Autoritetet turke kanë intensifikuar operacionet kundër militantëve të Shtetit Islamik, pas sulmeve vetëvrasëse në Ankara, më 10 tetor, në të cilat humben jetën mbi 100 persona.