KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Turqi arrestohen 47 gazetarë, ish-punonjës të gazetës Zaman

Turqi arrestohen 47 gazetarë, ish-punonjës të gazetës Zaman

Pas arrestimit të më shumë se 40 gazetarëve gjatë ditëve të kaluara në Turqi, edhe gjatë ditës së sotme gjykata ka lëshuar urdhër-arresti për 47 ish-gazetarë të gazetës opozitare Zaman. Mediat turke raportojnë se gjatë orëve të para së mengjesit, policia turke gjatë një operacioni të zhvilluar në ndërtesën e gazetës dhe në disa vende të tjera, ka vënë në pranga 47 gazetarë ku midis tyre ndodhen edhe ish-Drejtori i Përgjithshëm i grupit mediatik Zaman, Drejtoresha e gazetës Todays Zaman dhe analisti i njohur turk, Ali Bulaç. Të arrestuarit akuzohen për lidhje me organizatë të armatosur dhe për mashtrim me shitjet. Gazeta Zaman është e njohur për publikun ndërkombëtar pas konfiskimit që iu bë kësaj të fundit nga një gjykatë turke në fund të muajit mars. Pas vendimit policia turke bastisi ndërtesën e Zaman duke përdorur edhe gaz lotsjellës ndaj punonjsëve të saj. Gazeta Zaman para konfiskimit rënditej e para për nga shitjet në Turqi. Sipas statistikave gazeta shiste 1 milion kopje në ditë.