KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Turqi: Arrestohet kryeredaktori i gazetës opozitare “Republika”

Turqi: Arrestohet kryeredaktori i gazetës opozitare “Republika”

Autoritetet turke kanë arrestuar kryeredaktorin e gazetës opozitare laike, Xhumhuriet ose ne shqip Republika. Gazeta ka konfirmuar në faqen e saj te internetit se kryeredaktori Murat Sabuncu dhe një kolumnist i gazetës Guray Ëz janë arrestuar, pas bastisjes në shtëpitë e tyre. Arsyeja e arrestimeve nuk është e qartë. Ato vijnë në kohën kur Qeveria turke po godet secilin që dyshohet se ka lidhje me klerikun fetar, Fethullah Gylen. Ky i fundit i cili jeton në mërgim në SHBA, akuzohet nga autoritetet në Turqi për orkestrimin e përpjekjes për grushtshtet më 15 korrik. Gylen e ka mohuar përfshirjen. Dhjetëra media, përfshirë një numër të madh të atyre kurde, janë mbyllur javët e fundit. Muaj më parë, ish-redaktori i gazetës Xhumhuriet, Xhan Dundar, është dënuar me gjashtë vjet burgim pasi ka publikuar, sekrete shtetërore që tregojnë për përfshirjen e Ankarasë në operacionet në Siri. Gazeta “Republika” është themeluar në 7 mars të vitit 1924 dhe gjithmonë ka pasur pikëpamjet dhe ka mbështetur idetë e reformave të themeluesit së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturkut.