KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Turqi, atentat kundër një rajoni policie
turqi

Turqi, atentat kundër një rajoni policie

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë janë plagosur në një atentat me veturë bombë që goditi selinë e policisë në Midyat, në juglindje të Turqisë, një ditë pas atentatit të përgjakshëm në Stamboll. “Një shpërthim i fuqishëm ndodhi para godinës shumëkatëshe të policisë dhe shumë ambulanca shkuan menjëherë në vendngjarje”, theksoi agjencia turke zyrtare e lajmeve Anadoll. Sipas kanalit televiziv CNN-Turk, “një veturë e mbushur me eksplozivë u përpoq të kalonte pikën e kontrollit të rajonit para se policët në patrullë të qëllonin ndaj shoferit i cili e kishte aktivizuar në ato momente eksplozivin”. Sipas kanaleve televizive shumë persona janë plagosur në këtë sulm të fundit që ndodhi në një rajon rreth 50 kilometra larg kufirit sirian.