KRYEFAQJA » LAJME » Turqi, autoritetet akuzojnë Gylen për grushtin e shtetit, por ai mohon
Turqi, autoritetet akuzojnë Gylen për grushtin e shtetit, por ai mohon

Turqi, autoritetet akuzojnë Gylen për grushtin e shtetit, por ai mohon

Në Turqi autoritetet më të larta po akuzojnë klerikun Fetullah Gylen si frymëzuesin dhe organizatorin e grushtit të shtetit. Kryeministri truk Binali Yildirim në një konferencë shypi deklaroi se “Çdo shtet që mbështet Gylen nuk do të jetë më mik i Turqisë dhe do të konsiderohet në luftë me Turqinë”.
Por Gylen i ka hedhur poshtë deklaratat për përfshirjen e tij në këtë ngjarje. Pak orë pas nisjes së grushtit të shtetit ai dënoi këtë akt. “Ne e dënojmë çdo ndërhyrje ushtarake në politikën e brendshme të Turqisë” thuhej në një deklaratë zyrtare të shpërndarë nga zyra e tij.
Aktualisht Fetullah Gylen jeton në ekzil në SHBA. Në Turqi ai përshkruhet si një njeri me mjaft ndikim, të ngjashëm me presidentin Erdogan.