KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Turqi, grushti i shtetit i ka kushtuar ekonomisë 90 miliardë euro
epa05427134 People on a tank run over cars on a road in Istanbul, Turkey, 16 July 2016. Turkish Prime Minister Yildirim reportedly said that the Turkish military was involved in an attempted coup d'etat. The Turkish military meanwhile stated it had taken over control.  EPA/TOLGA BOZOGLU

Turqi, grushti i shtetit i ka kushtuar ekonomisë 90 miliardë euro

Grusht shteti i dështuar në Turqi i ka kushtuar ekonomisë së vendit 300 miliardë lira apo 90 miliardë euro, njofton Ministria turke e Tregtisë. Ministri për Doganat dhe Tregti, Bulent Tufenkci, është cituar nga gazeta “Hurriyet” duke thënë se kjo kosto mund të shkojë edhe më lart, por ai megjithatë vlerëson se themelet e ekonomisë turke janë të forta. “Aeroplanët luftarakë, helikopterët, armatimi, bombat, ndërtesat: të gjitha kanë kushtuar 300 milionë lira. Ndoshta edhe jam duke e zvogëluar këtë shumë”, ka thënë ai, duke iu referuar shkatërrimeve të shkaktuara gjatë natës së grusht shtetit. “Puçistët kanë bërë që Turqia të duket si vend i botës së tretë”, ka thënë ai me zemërim.