KRYEFAQJA » LAJME » Bota » TURQI, i hiqet imuniteti 138 deputetëve prokurdë

TURQI, i hiqet imuniteti 138 deputetëve prokurdë

Parlamenti turk votoi me 2/3 e votave në favor të heqjes së imunitetit të 138 anëtarëve të parlamentit, përfshirë pothuajse të gjithë ligjvënësit prokurdë. Kundër votuan 138 deputetë, ndërkohë që pati edhe abstenime. Ky votim është parë si një masë kundër Partisë Demokratike Popullore, e cila ka mbajtur qëndrime prokurde dhe që është rivalja kryesore e presidentit Rexhep Taip Erdogan. Partia kryesore prokurde e ka konsideruar këtë masë si një manovër të qeverisë për të larguar deputetët e saj. Tashmë i miratuar, ky projektligj i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në pushtet, pezullon me anë të një klauzole të përkohshme nenin 83 të Kushtetutës që garanton imunitetin parlamentar të deputetëve. Përafërsisht 130 deputetë nga 550 në total, të të gjithë partive të përfaqësuara në Parlament, janë zyrtarisht të përfshirë në këtë çështje, ku rreth 50 deputetë janë të Partisë Demokratike të Popujve , partia kryesore prokurde.