KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Turqi, japin dorëheqjen dy gjeneralë të lartë të ushtrisë
gjeneralet turq

Turqi, japin dorëheqjen dy gjeneralë të lartë të ushtrisë

Dy gjeneralë të lartë turq kanë dhënë dorëheqje nga forcat e armatosura, vetëm një ditë pasi ushtria largoi gati 1 700 anëtarë të personelit për shkak të rolit të tyre në puçin e dështuar këtë muaj. Emrat e dy gjeneralëve janë Kamil Basoglu dhe Ihsan Uyar, që të dy anëtarë të rangut të lartë në forcat tokësore, shkruan CNN Turk. Dorëheqja e tyre vjen pak para takimit të Këshillit Ushtarak Suprem, që do të vendosë edhe zëvendësimin e ushtarakëve të larguar nga puna dhe të atyre që po përballen me drejtësinë. Ankaraja akuzon predikuesin në ekzil në SHBA, Fetullah Gulen për orkestrimin e grushtit të shtetit, që ky i fundit e mohon.