KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Turqi, kërkohet burgim i përjetshëm për dy gazetarë
Turqi, kërkohet burgim i përjetshëm për dy gazetarë

Turqi, kërkohet burgim i përjetshëm për dy gazetarë

Prokurorët turk kanë kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për dy gazetarë të gazetës së opozitës Xhumhyrjet me akuzat e nxjerrjes së sekreteve shtetërore përmes një artikulli që ata kishin publikuar sipas të cilit, qeveria e presidentit Erdogan po përpiqej t’u dërgonte armë militantëve islamikë në Siri.

Prokuroria gjithashtu kërkoi që gjykata e Stambolli të dënojë kryeredaktorin e gazetës Xhan Dundar me burgim të përjetshëm si dhe shefin e zyrës lokale të Ankarase Erdem Gyl me 30 vite burg, siç raportoi agjensia e lajmeve Doan.

Dundar dhe Gyl u arrestuan në nëntor. Që atëherë ata janë mbajtur në një burg në rrethinat e Stambollit.