KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Turqi, miliona njerëz mbështesin Erdoganin

Turqi, miliona njerëz mbështesin Erdoganin

Pas përpjekjes për grusht shteti, miliona njerëz në të gjithë Turqinë mbushën rrugët për të tretën natë me radhë në manifestime që organizatorët i quajnë në mbrojtje të demokracisë së vendit dhe për të shfaqur qëndrimin e tyre kundër puçisteve. Në Stamboll, qytetarë të shumtë e kaluan natën jashtë në sheshin Taksim dhe përpara Drejtorisë së Policisë së Stambollit. Shumë të tjerë u mblodhën para shtëpisë së Presidentit Erdoğan në Üsküdar. Arrestimet e personave të ndërlidhur me grushtin e dështuar të shtetit kanë vijuar edhe sot. Ndërkohë, kleriku Fetullah Gylen, i akuzuar nga autoritetet se qëndron pas këtij grushti shteti, u shpreh se do ta respektonte vendimin e mundshëm të autoriteteve amerikane për ekstradim në Turqi. Mirëpo, ai sërish tha se puçin e ka organizuar vetë presidenti Erdogan. “Nuk jam fort i brengosur për kërkesën që të ekstradohem”, tha Gulen, i cili jeton si emigrant në shtetin amerikan të Pensilvanisë.