KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Turqi, nis punimet Kongresi Botëror i Energjisë

Turqi, nis punimet Kongresi Botëror i Energjisë

Me pjesëmarrjen e qindra përfaqësuesve nga e gjithë bota, në Stamboll filloi të hënën punimet Kongresi Botëror i Energjisë i cili do të zgjasë deri më 13 tetor. Turqia, si vend organzator, lajmëroi se ky kongres pritet të hapë horizonte të reja për formimin e një të ardhme të qëndrueshme globale të energjisë në përputhje me moton “Energjia për paqe”. Kongresi synon të propozojë një mjedis të ri për bashkëpunime të reja mbeshtetur në kërkesën dhe ofertën globale dhe rajonale në fushën e energjisë. Pjesëmarrësit kërkojnë që ky takim të quhet gurthemeli për një të ardhme globale të energjisë. Ne këtë Kongres po marrin pjesë rreth 250 përfaqësues nga 130 vende të botës. Kongresi Botëror i Energjisë për herë të parë është mbajtur në vitin 1924, nën organizimin e Këshillit Botëror të Energjisë, me qëllim krijimin e dialogut politik dhe të eksperteve rreth ngjarjeve të rëndësishme në sektorin e energjisë.