KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Turqi, opozita paralajmëron Erdogan nëse miraton sistemin presidencial

Turqi, opozita paralajmëron Erdogan nëse miraton sistemin presidencial

Kryetari i partisë republikane, formacioni kryesor i opozitës në Parlamentin turk, gjatë një interviste në stacionin televiziv NTV tha se presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan nuk mund të miratojë regjimin presidencial siç ka shprehur dëshirën, pa na asgjësuar në masë. Kreu i opozitës turke denoncoi ambicjet “totalitare” të zyrtarit me reputacionin më të hekurt në vend. “Kam bindjen se ky tranzicion nuk mund të kryhet pa u derdhur gjak, duke vënë theksin se do të dalin në rrugë për të kundërshtuar me forcë një fakt të tillë që dëmton demokracinë në Turqi”, paralajmëroi Kemal Kiliçdaroglu me tone të ashpra. Erdogan ka parashtruar një kërkesë për ndryshimin e Kushtetutës për transferimin tërësor të pushtetit ekzekutiv të kryeministrit në atë të presidentit. Opozita ka dyshime për një forcim të tepruar të rolit të presidentit, që ajo e akuzon për devijim autoritar.