KRYEFAQJA » LAJME » Turqi, partia e Erdoganit fiton zgjedhjet
Turqi, partia e Erdoganit fiton zgjedhjet

Turqi, partia e Erdoganit fiton zgjedhjet

Partia islamo-konservatore e presidentit turk, Reçep Taip Erdogan ka fituar me një rezultat të thellë zgjedhjet legjislative që u zhvilluan të dielën më 1 nëntor në Turqi dhe siguroi maxhorancën absolute në Parlament. Ndërsa janë numëruar 81 për qind e votave, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) mori 50,6 për qind të votave dhe siguroi 320 vende deputetësh nga 550, njoftuan stacionet informative televizive CNN-Turk dhe NTV. Në votime morën pjesë rreth 54 milionë votues që u mbikqyrën nga policia. Këto ishin zgjedhjet e dyta parlamentare në Tuqi brenda 5 muajve. Në zgjedhjet e 7 qershorit, AKP-ja mori 40,6 për qind të votave duke mos mundur të krijojë maxhorancën qeveritare, për herë të parë që prej ardhjes në pushtet në vitin 2002.