KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Turqi, policia vret kamikazin
Turqi, policia vret kamikatzin

Turqi, policia vret kamikazin

Policia turke ka vrarë një militant të dyshuar të Shtetit Islamik, i cili besohet se po përgatiste një sulm vetëvrasës me bombë. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve në Turqi, Anadollu, militanti është vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë. Policia kishte kërkuar dorëzimin e tij gjatë një operacioni të zhvilluar në periferi të kryeqytetit të Turqisë, Ankara. Ai kishte hapur zjarr ndaj policisë dhe më pas është vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit.