KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Turqi, Presidenti Erdogan miraton vendimet e Këshillit të Lartë Ushtarak

Turqi, Presidenti Erdogan miraton vendimet e Këshillit të Lartë Ushtarak

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan miratoi vendimet e marra në mbledhjen e Këshillit të Lartë Ushtarak. Vendimet e miratuara nga Presidenti janë bërë publike nga zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın. Në fjalën e tij zëdhënësi tha se Shefi i Shtabit të Përgjithshëm do të vazhdojë të jetë Gjeneral Hulusi Akar, shef i Forcave Tokësore, Gjeneral Sali Zeki Çolak, komandant i Forcave Detare Admiral Recep Bülent Bostanoğlu, komandant i Forcave Ajrore Gjeneral Abidin Ünal dhe Komandant i Flotës Admiral Veysel Kösele. Në krye të Xhandarmërisë u emërua Shefi i dytë i Shtabit të Përgjithshëm Yaşar Güler, si Shef të dytë të Shtabit të Përgjithshëm, Ümit Dündar.