KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Turqi: Pushimet e pas Ramazanit shkaktojnë 98 të vdekur
Turqi: Pushimet e pas Ramazanit shkaktojnë 98 të vdekur

Turqi: Pushimet e pas Ramazanit shkaktojnë 98 të vdekur

Janë të paktën 98 të vdekur dhe 313 të plagosur, sipas një bilanci, si pasojë e aksidenteve rrugore në Turqi gjatë gjashtë ditëve të para për festën që bëhet në përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Bilanci, sipas mediave lokale, e ka kaluar atë të vitit të shkuar, kur gjatë të njëjtave festime humbën jetën në rrugë gati 70 persona.

Ndërkohë, që sot ka filluar kthimi i personave drejt qyteteve të mëdha, dhe janë bërë shumë thirrje për të patur kujdes. Kthimi i madh përfundon të dielën dhe autoritetet kanë punuar shumë për ta përforcuar turizmin, që është në krizë të thellë si pasojë e kërcënimeve terroriste por dhe për krizën me Rusinë, e cila tani po qetësohet.