KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Turqi: Pushohen nga detyra 7.850 agjentë policie
Turqi: Pushohen nga detyra 7.850 agjentë policie

Turqi: Pushohen nga detyra 7.850 agjentë policie

Pas ushtarakëve dhe gjykatësve, si pasojë e grushtit të shtetit që dështoi në Turqi, pastrimi përfshin edhe policinë.

Një numër prej 7.850 agjentësh në të gjithë vendin janë pushuar nga detyra e tyre gjatë natës së shkuar dhe detyruar që të dorësojnë armët dhe shenjën dalluese të tyre. Vendimi, që mund të sjellë edhe arrestime, u është bërë i ditur rajoneve lokale nga kreu i policisë, Mehmet Celalettin Lekesiz.