KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Turqi, rregulla të reja për punësimin e emigrantëve
Turqi, rregulla të reja për punësimin e emigrantëve

Turqi, rregulla të reja për punësimin e emigrantëve

Qeveria turke publikoi rregullat e reja lidhur me refugjatët duke u lejuar atyre të punojnë. Vendimi do të ndikojë së pari mbi 2,5 milionë refugjatët sirianë që po qëndrojnë prej kohësh në Turqi. Të gjithë ata që kanë mbushur moshën dhe janë të aftë fizikisht, mund të aplikojnë për leje pune ndërsa punëdhënësit nuk mund t’i paguajnë më pak se rroga minimale zyrtare. Por kompanitë nuk mnd të marrin më tepër se 10% të forcave të punës nga refugjatët. Vendimi u përshendet nga Komisariati i lartë i OKB-së për Refugjatët. Aktualisht, Turqia është vendi pritës me më tepër refugjatë në botë.