KRYEFAQJA » LAJME » Turqi, rritet numri i të arrestuarve pas dështimit të grushtit të shtetit
Turqi, rritet numri i të arrestuarve pas dështimit të grushtit të shtetit
EPA/TOLGA BOZOGLU

Turqi, rritet numri i të arrestuarve pas dështimit të grushtit të shtetit

Turqia deri tani ka arrestuar 6.000 persona të akuzuar si pjesemarrës në grusht–shtetin e dështuar të së premtes, lajmëroi Ministri i Drejtësisë Bekir Bozdag. “Operacionet vazhdojne ”, tha ai duke paralajmëruar rritje të numrit të të arrestuarve. Vetëm të dielën janë arrestuar mbi 50 ushatrakë të lartë dhe disa dhjetëra gjykatës, 11 prej tyre anëtarë të Gjykatës së Lartë.  Numri i gjykatësve e prokurorëve të arrestuar ka shkuar kështu në më tepër se 200. Burimet diplomatike konfirmuan ndërkaq se u kthye në Turqi helikopteri ushtarak me të cilin u arratisen të shtunën në mëngjes në Greqi tetë oficerë që moren pjesë në përpjekjen për grusht shteti në Turqi. Helikopteri i llojit “Black Hawk” u dorëzua në mesnatë te Forcat e Armatosura Turke, ndërsa qeveria i kërkoi Athinës zyrtare edhe dorëzimin e 8 oficerëve të arratisur. Por fati i tyre do të vendoset nga një gjykatë pasi, me të zbritur në qytetin verior grek Aleksandrupoli, ata kërkuan azil politik. Veç kësaj kërkese, gjykata greke do t’i hetojë edhe për shkak të hyrjes se paligjshme në vend dhe cënimit të marrëdhënieve diplomatike me Turqinë. Procesi gjyqësor ndaj tyre mund të zgjasë rreth një vit, pavarësisht kërkesës së ministrit të jashtëm turk Çavushogllu bërë homologut të tij Kocias për ekstradimin e menjëhershëm të tyre. Në Ankara dhe Stamboll, por edhe qytete të tjera, u mbajtën të dielën edhe ceremonitë e varrimit për 265 personat që u vranë gjatë trazirave. Në ceremonitë e atyre që ranë në mbrojtje të institucioneve u vlerësua se ata janë heronj të demokracisë dhe arkivolet u mbuluan me flamuj kombëtarë.