KRYEFAQJA » LAJME » Turqi, shfaqet presidenti Erdogan
Turqi, shfaqet presidenti Erdogan

Turqi, shfaqet presidenti Erdogan

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan është shfaqur në orët e para të ditës i rrethuar nga mbështetës të tij që brohorisnin.  Sipas Reuters zoti Erdogan ka thënë se qeveria është në krye tani dhe se është e qartë që njerëzit kanë zgjedhur qeverinë dhe presidentin e tyre. Përpjekja grusht shteti ishte një “akt tradhtie” dhe ushtria duhet të pastrohet ka thënë presidenti Erdogan. Ai u ka bërë thirrje mbështetësve që të mos largohen nga sheshet publike, derisa situata të jetë zgjidhur.
Televizioni shtetëror turk ka treguar pamje nga dorëzimi i një numëri ushtarësh mbi urën e Bosforit, në Stamboll. Një dëshmitar i tha Reuters se kishte parë dhjetëra ushtarë të tjerë pro-të grushtit të shtetit që ju dorëzuan policëve të armatosur në sheshin Taksim të Stambollit. 700 persona janë tashmë arrestuar bëjnë të ditur burime të besueshme.
Bilanci kësaj tentative për grusht shteti në Turqi duket se është i dhimshëm. Reuters raporton se një zyrtar turk ka thënë se së paku 60 njerëz kanë vdekur.