KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Turqi: Shpërthimi në Van shkakton 48 të plagosur
Turqi: Autobomba në Van shkakton 27 të plagosur

Turqi: Shpërthimi në Van shkakton 48 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi sot në qytetin Van të Turqisë, në një zonë pranë godinës së Prefekturës. Si pasojë e shpërthimit u plagosën 48 persona, 2 prej të cilëve policë. Shumë biznese dhe shtëpi përreth janë dëmtuar, ndërkohë në zonë u dërguan ambulanca dhe zjarrfikës. Të plagosurit u shpërndanë në spitalet më të afërt ndërsa ekipet e zjarrfikësve u angazhuan në shuarjen e flakëve dhe në operacione shpëtimi. Autoritetet e dënuan ashpër sulmin duke thënë se terroristët nuk njohin as Bajram as festë dhe se do të dalin para drejtësisë.