KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Turqi, tërhiqet ligji për përdhunuesit
turqi, protesta, terhiqet ligji, perdhunimi, femijet, femrat

Turqi, tërhiqet ligji për përdhunuesit

Pas kritikave të shumta, Turqia tërhoqi ligjin i cili do t’u mundësonte personave që kanë abuzuar me fëmijë t’i shmangen dënimit nëse martohen me viktimën. Disa orë përpara një votimi përfundimtar për projekt ligjin, kryeminsitri Binali Jildirim tha se qeveria po e tërhiqte atë për rishikim të mëtejshëm në një komision për çështjet familjare. Komentet e kryemnistrit Yildirim erdhën pak orë pasi Presidenti Erdogan tha se për këtë çështje është i nevojshëm një konsensus i përgjithshëm. Mosha e lejuar për martesë në Turqi është 18 vjeç, megjithëse gjykatat civile lejojnë martesën edhe për të rinjtë 16 vjeçarë. Shumë të rinj janë të martuar me ceremoni islamike. Ligji i propozuar shkaktoi zemërim në Turqi, deri sa mijëra njerëz morën pjesë në protesta në shumë qytete të vendit, më 19 nëntor. Qeveria argumentoi se ligji i propozuar do të adresonte atë që e cilësoi “trajtim të padrejtë” të familjeve, duke iu referuar rasteve në të cilat meshkujt janë martuar me vajza nën moshën 18 vjeçare, madje edhe kur familjet e të dyja palëve dhe prindërit janë pajtuar. Turqia ka shkallën më të lartë në Evropë të martesave me fëmijë, me rreth 15 përqind të vajzave të martuara nën moshën 18 vjeçare. Përqindja reale mendohet të jetë më e lartë, por shumica e martesave me fëmijë nuk raportohet.