KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Turqi, tragjedi emigrantësh në Detin Egje
Turqi, tragjedi emigrantësh në Detin Egje

Turqi, tragjedi emigrantësh në Detin Egje

Së paku 12 emigrantë gjetën vdekjen dhe disa të tjerë u shpallën te zhdukur kur varga e tyre u përmbys ndërkohë që kalonte Detin Egje për të shkuar nga Turqia në Greqi. Mediat turke thonë se anija e mbytur transportonte mbi 50 emigrantë drejt ishullit grek Lesbos. 28 persona shpëtuan nga roja bregdetare. Ne turqi ndodhen aktualisht 2.2 milionë refugjatë si pasojë e luftës në Siri, por shumë prej tyre kërkojnë të largohen per në Evropë. Ankaraja arriti një marrëveshje me BE-në në qershor të vitit të kaluar për ta ndaluar fluksin e refugjatëve që shkojnë në Evropë, në këmbim të ndihmës financiare. Brukseli u zotua t’i jepte Turqisë 3 miliardë euro si dhe lehtësime politike, në këmbim të bashkëpunimit në trajtimin e krizës më të rende te refugjateve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. As stina e dimrit me kushte të renda nuk i pengojnë emigrantët të lundrojnë përdite drejt ishujve grekë.