KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Turqi, ura e Bosforit tashmë me një emër të ri “Dëshmorët e 15 Korrikut”
son-istanbul1

Turqi, ura e Bosforit tashmë me një emër të ri “Dëshmorët e 15 Korrikut”

Kryeministri Binali Jëlldërëm në konferencën e shtypit pas mbledhjes së qeverisë që u mbajt mbrëmë në Presidencë nën drejtimin e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan, tha se do të përgatitet një dekretligj për kalimin e Komandës së Përgjithshme të Xhandarmërisë dhe Komandës së Rojës Bregdetare në varësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme. “Do të vazhdojnë edhe punimet e tjera të nevojshme në lidhje me ristruktimin institucional”, theksoi Kryeministri. Jëlldërm tha se nuk ka ndonjë problem në zbatimin e gjendjes së jashtëzakonshme, të cilën shteti e shpalli në 20 korrik, duke theksuar edhe një herë se qëllimi i vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme është një luftë e shpejtë me Organizatës Terroriste Guleniste/Struktura Paralele Shtetërore (FETO/PDY) dhe marrjen e rezultateve përfundimtare. Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u vendos që emri i Urës së Bosforit të ndryshohet në “Ura e Martirëve të 15 Korrikut”, u shpreh Kryeministri duke shtuar se në Stamboll dhe Ankara do të ndërtohen nga një lapidar për dëshmorët e tentativës së grushtit të dështuar të shtetit. Për të afërmit e martirëve në bankat publike janë hapur llogari, duke krijuar kështu mundësinë për t’u shtrirë këtyre njerëzve dorën e ndihmës, sqaroi Jëlldërëm. Më tej, Kryeministri tha se ndërmjet liderëve ekziston konsensusi për hartimin e një kushtetute të re dhe ka marrë start edhe procesi në lidhje me këtë.