KRYEFAQJA » LAJME » Turqi, valë arrestimesh dhe shkarkimesh pas dështimit të grushtit të shtetit
Turqi, valë arrestimesh dhe shkarkimesh pas dështimit të grushtit të shtetit
EPA/TOLGA BOZOGLU

Turqi, valë arrestimesh dhe shkarkimesh pas dështimit të grushtit të shtetit

Dështimi grushtit të shtetit në Turqi është shoqëruar me arrestime masive në radhët e ushtrisë turke, një pjesë e së cilës u përfshi në këtë tentative. 2839 ushtarë, përfshirë oficerë shumë të lartë janë arrestuar. Sipas mediave janë arrestuar, 11 gjeneralë, 7 admiralë, 14 gjeneral brigade, 25 kolonelë, 85 majorë, 113 kapitenë dhe 238 Oficerë. Arrestime ka patur edhe në Këshilln e Gjyqtarëe dhe Prokurorëve si dhe Këshilli i Shteti të Gjykatës. Gjithnjë sipas mediave 2.745 gjyqtarë janë shkarkuar nga detyra.
Ndërka bilanci i të vrarëve dhe të plagosurve po rritet. Kryeministri turk Yildirim në një deklaratë për median foli për 161 të vrarë e 1440 të plagosur gjatë përleshjeve mes përkrahësve të qeverisë dhe komplotistëve. Por Reuters flet për një bilanc më të rënduar: 265 të vrarë, mes tyre dhe 104 anëtarë të grushtit të shtetit dhe 1 440 të plagosur.