KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Turqi, vazhdojnë arrestimet
Turkish Supporters are silhouetted against a screan showing President Tayyip Erdogan during a pro-government demonstration in Ankara, Turkey, July 17, 2016. REUTERS/Baz Ratner
Turkish Supporters are silhouetted against a screan showing President Tayyip Erdogan during a pro-government demonstration in Ankara, Turkey, July 17, 2016. REUTERS/Baz Ratner

Turqi, vazhdojnë arrestimet

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për tre muaj, pas përpjekjes së dështuar për grushtshtet më 15 korrik. Autoritetet thonë se gjendja e jashtëzakonshme do t’iu mundësojë atyre të ndërmarrin veprime të shpejta dhe efektive kundër përgjegjësve për puçin e dështuar, i cili ka lënë mbi 260 veta të vdekur dhe rreth 1 500 të plagosur. Qeveria e Erdoganit thotë se “virusi i kancerit” brenda disa institucioneve shtetërore ka çuar në përpjekjen për grushtshtet. Gjendja e jashtëzakonshme ka nisur në orën 1 të mëngjesit, sipas kohës lokale. Disa orë më pas, mediat turke kanë raportuar se edhe 32 gjykatës dhe dy oficerë ushtarakë janë arrestuar, nën dyshimet për pjesëmarrje në organizimin e puçit. Qeveria e Erdoganit ka arrestuar, shkarkuar ose pezulluar nga puna afro 60 000 policë, gjykatës, shërbyes civilë dhe mësimdhënës.