KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Turqi, votëbesohet qeveria e re
jildirim

Turqi, votëbesohet qeveria e re

Qeveria e 65-të e Turqisë, e drejtuar nga kryeministri Binali Jildirim mori votëbesimin e parlamentit.
Pas fjalimeve të kryetarit të parlamentit turk, Ismail Kahraman dhe kryetarëve të grupeve parlamentare, deputetët votuan qeverinë e re. Votëbesimi i qeverisë së 65-të në seancën plenare u bë në mënyrë të hapur dhe u pranua që të bëhej në mënyrë elektronike. Në votëbesimin e qeverisë morën pjesë 453 deputetë, ku 315 vota ishin pro dhe 138 kundër. Kryeministri Binali Jildirim pas votëbesimit, mbajti një fjalim.