KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Turqi, vriten disa ushtarë në përleshje me kurdët
ushtare turq

Turqi, vriten disa ushtarë në përleshje me kurdët

Tetë ushtarë turq janë vrarë në përleshje me organizatën militante Partia e Punëtorëve të Kurdistanit. Nga dhuna në provicën Hakari janë vrarë edhe gjashtë rebelë kurdë. Dhuna në juglindje të Turqisë është intensifikuar që prej shkeljes së armëpushimit mes shtetit dhe Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit në vitin 2015. Mbi 40,000 njerëz janë vrarë në konflikt qëkur Partia e Punëtorëve të Kurdistanit mori armët në vitin 1984, duke kërkuar autonomi për kurdët. Turqia është goditur nga disa sulme vdekjeprurëse muajt e fundit, përgjegjësinë për të cilat e kanë marrë edhe militantët kurdë, edhe ata të të ashtuquajturit Shtet Islamik.