KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Turqi, zgjedhje të parakohshme më 1 nëntor
Turqi, zgjedhje të parakohshme më 1 nëntor

Turqi, zgjedhje të parakohshme më 1 nëntor

Pas një takimi mes presidentit Rexhep Taip Erdogan dhe kryetarit të Kuvendit Kombetar të Turqise Ismet Jelmaz, ku u vendos për rinovimin e parlamentit turk përmes zgjedhjeve të parakohshme, u lajmërua edhe zyrtarisht data e zgjedhjeve të përgjithshme në Turqi. Takimi mes dy figurave më të larta të shtetit turk zgjati mbi 4 orë. Në të u vendos që, pas përfundimit të afatit 45 ditor për formimin e qeverisë, presidenti Erdogan mundet të përdorë kompetencat për shpalljen e zgjedhjeve në kuadër të kushtetutes. Presidenti lajmëroi se vendosi që zgjedhjet për kuvendin kombëtar të Turqisë të mbahen më 1 nëntor. Në qershor, partia AKP humbi shumicën në parlamentin me 550 vende, për herë të parë që kur ka ardhur në pushtet në vitin 2002. Përjekjet për krijimin e qeverisë dështuan, duke detyruar presidentin të niste procedurat për shpalljen e këtyre zgjedhjeve të parakohshme.