KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Turqia do të liroje 38 mijë të burgosur
Turqia do te  liroje 38 mijë të burgosur

Turqia do të liroje 38 mijë të burgosur

Turqia ka nënshkruar një dekret, sipas tij do të lirohen me kusht 38 mijë të burgosur, një lëvizje e qartë se burgjet janë mbipopulluar pas valës së arrestimeve pas grushtit të shtetit. Edhe pse ministri i Drejtësisë nuk e ka pranuar, analistët thonë se kjo është hapja e rrugës për të arrestuar të rinj. Dekreti lejon lirimin e të burgosurve të cilët e kanë kryer gjysmën e denimit të tyre ose 2/3-at. Megjithatë, lirimin me kusht nuk do e përfitojnë ata që janë dënuar për vrasje, dhunë në familje, abuzim seksual, terrorizëm ose krime të tjera kundër shtetit. Po ashtu, të gjithë personat e dënuar pas 1 korrikut do të mbeten në qeli. Ministri i Drejtësisë Bekir Bozdag këmbënguli se ky nuk është proces falje apo amnistie, por një lirim me kusht i të burgosurve. Burgjet e Turqisë aktualisht ishin të mbipopulluara edhe para goditjes së autoriteteve turke për shkak të grushtshtetit. Pas puçit të dështuar, janë arrestuar më shumë se 35 mijë persona, ndërsa dhjetëra mijëra të tjerë janë pezulluar nga puna. Për grushtin e dështuar autoritetet e Turqisë e fajësojnë klerikun islamik, Fethullah Gulen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara.