KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Turqia, e gatshme të ndërmjetësojë në ç’tensionimin e marrëdhënieve mes Arabise Saudite dhe Iranit.
Turqia, e gatshme të ndërmjetësojë në ç'tensionimin e marrëdhënieve mes Arabise Saudite dhe Iranit.

Turqia, e gatshme të ndërmjetësojë në ç’tensionimin e marrëdhënieve mes Arabise Saudite dhe Iranit.

Kryeministri turk Ahmet Davutoglu shprehu gadishmërinë e Turqisë për të ndërmjetësuar në sheshimin e tensioneve mes Arabisë Saudite dhe Iranit, të cilat filluan me ekzekutimin e klerikut shiit Sheik Nimr al-Nimr. Gjatë një fjalimi në Parlament, Davutoglu tha se rajoni duhet të punojë në gjetjen e një zgjidhje dhe të vendosë paqen dhe të mos krijojë konflikte të reja. Davutoglu, gjithashtu dënoi sulmin ndaj ambasadës saudite në Teheran, duke e konsideruar atë të papranueshëm. “Misionet diplomatike janë të mbrojtura me marrëveshjet ndërkombetare dhe ato duhet të mbrohen edhe në të gjitha situatat e trazirave dhe konfliktit.” theksoi Davutoglu.

Autoritetet saudite njoftuan të shtunën se kishin ekzekutar 47 persona të akuzuar për terrorizëm, mes të cilëve dhe liderin e pakicës shiite Nimr el-Nimr. Irani e dënoi ashpër këtë veprim, ndërsa gjatë një proteste në të njëjtën ditë, demonstruesit i vunë zjarrin ambasadës saudite në Teheran. Në këto kushte, Arabia Saudite ndërpreu marëdheniet diplomatike, dhe më vonë edhe ato ekonomike me Iranin. Të njëjtin veprim ndërmorrën edhe autoritetet e Bahreinit, ndërsa Sudani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ulën marrëdheniet dypaleëshe me Iranin në nivel të zyrës për çështje diplomatike. Shqetësime në lidhje me krizen aktuale në marrëdheniet midis Rihadit dhe Teheranit kanë shprehur Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, SHBA-te, Britania e Madhe dhe aktorë të tjerë të bashkësisë ndërkombetare.