KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Turqia i kërkon Pakistanit mbylljen e shkollave që kanë lidhje me Gulenin

Turqia i kërkon Pakistanit mbylljen e shkollave që kanë lidhje me Gulenin

Autoritetet e Pakistanit thonë se do të zhvillohen hetime për rrjetin e shkollave në këtë vend, pasi Turqia ka kërkuar që ato të mbyllen, për shkak të lidhjeve me klerikun mysliman, Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e fajëson për përpjekjen për puç të dështuar të muajit të kaluar. Këshilltari i lartë i jashtëm i Pakistanit, Sartaaj Aziz, nuk ka rënë dakord me mbylljen e shkollave, pasi ka biseduar me ministrin e jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, dje në Islamabad. Cavusoglu tha se shpreson se diskutimet e tij për shkollat e lidhura me Fethullah Gulenin, që jeton në Shtetet e Bashkuara, dhe lëvizja e tij religjioze, që ai e ka quajtur “grup terrorist”, do të mbyllen. Zoti Gulen e ka dënuar grushtshtetin dhe e ka hedhur poshtë çdo përfshirje në përpjekjen e 15 korrikut nga grupet ushtarake turke, për ta marrë pushtetin. Gjatë kësaj përpjekjeje janë vrarë 230 vetë.