KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Turqia kritikon forcat speciale amerikane për përdorim të simboleve të milicisë kurde

Turqia kritikon forcat speciale amerikane për përdorim të simboleve të milicisë kurde

Turqia ka kritikuar forcat speciale amerikane në Siri për përdorim të simboleve të milicisë kurde gjatë operacioneve të përbashkëta kundër militantëve të Shtetit Islamik. Ministri i jashtëm turk, Mevlut Çavushollu, e ka quajtur SHBA-në me dy fytyra dhe ka nënvizuar se kjo praktikë është e papranueshme. Disa pamje të pulikuara nga një fotograf i AFP-së tregojnë se disa ushtarë amerikanë mbanin simbolet e YPJ, një grup milicor kurd që së bashku me grupimin YPG përbëjnë forcat demokratike siriane. Por sekretari i shtypit i Pentagonit Pitër Kuuk u shpreh se shpëshherë trupat amerikanë përzihen me partnerët për arsye sigurie. “Forcat speciale, kur veprojnë në zona të caktuara, bëjnë ç’është e mundur që të përzihen me komunitetin, në mënyrë që të përforcojnë mbrojtjen dhe sigurine e tyre”, sqaroi ai. Ndërkohë autoritetet turke e akuzojnë YPG për lidhje me grupin militant kurd PKK, i cili konsiderohet nga Turqia, BE-ja dhe SHBA-të si një organizatë terroriste.