KRYEFAQJA » LAJME » Turqia mbështet Kosovën në UNESCO
Turqia mbështet Kosovën në UNESCO

Turqia mbështet Kosovën në UNESCO

Zëvëndëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, po vizitojnë Turqinë, ku u pritën nga presidenti, Rexhep Taip Erdoan. Një vend të rëndësishëm ne takim zuri procesi i anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. Shefi i dilomacisë kosovare tha se mori mbështetje të plotë nga autoritetet turke për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizëm ndërkombëtar. Temë bisedimesh ishte edhe thellimi i bashkëpunimit dhe shkëmbimeve mes dy vendeve.