KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Turqia mbyll aeroportin “Ataturk”
Dyshohet për një sulm në aeroportin Ataturk të Stambollit

Turqia mbyll aeroportin “Ataturk”

Në Turqi autoritetet kanë mbyllur Aeroportin Ndërkombëtar “Ataturk” pas një sulmit kamikatz mbëmjen e së martës, ku të paktën 28 persona janë vrarë dhe rreth 60 të tjerë janë plagosur. Mediat ofruan pamje të frikshme të ngjarjes kur  dy persona pasi kanë qëlluar me armë kanë hedhur veten në erë. Ka dyshime se në këtë sulm terrorist janë përfshirë edhe persona të tjerë. Ende nuk ka të dhëna se kush qëndron pas këtij sulmi, por në ngjarjet e mëparshme autorësija është marrë nga ISIS. Komuniteti ndërkombëtar ka reaguar duke e dënuar këtë sulm terrorist.