KRYEFAQJA » LAJME » Turqia në vemendjen ndërkombëtare
Turqia në vemendjen ndërkombëtare

Turqia në vemendjen ndërkombëtare

Që prej orës 22 të së premtes vemendja ndërkombëtare po përqëndrohet në Turqi, ku ushtria ka deklaruar se ka marrë në dorë kontrollin e vendit, pasi ka rrëzuar presidentin Erdogan. Grupi që ka marrë përsipër grushtin e shtetit ka njoftuar vendosjen e gjendes së jashtëzakonshme. Sekretari i jashtëm amerikan John Kerry duke ndjekur situatën tha se shpresonte për paqe në Turqi. Ndërkohë autoritetet e Kremlinit i kërkuan Turqisë që të evitonte gjakderdhjen. Edhe kryeministri italian Mateo Renzi deklaroi si po ndiqte i shqetesuar situatën. Burime të BE flasin për një aksion ushtarak të një grupit të mirëorganizuar dhe jo vepër e pak kolonelëve. Greqia nga ana e saj është vënë në alarm pas njoftimeve për grusht shteti në Turqi. Ndërkaq mediat ndërkombëtare raportojnë se i gjithë vendi është marrë nën kontroll nga një grup i quajtur “Paqe në shtëpi”. Njoftimet janë të pakta dhe kontradiktore pasi grupi ushtarak ka venë mediat në kontroll, ka ndërprerë linjat e internetit dhe ka mbyllur rrjetet sociale. Kaosi duket edhe ne transportin e udhëtarëve. Dy aeroportet kryesore ai i Ankarase dhe Stambolit, nga më të rëndësishmit në rajon, nuk funksionojnë. Shqetësimi për fatin e mijëra udhëtarëve sapo vjen e rritet.