KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Turqia në zi
Turqia në zi

Turqia në zi

Turqia ka nisur tri ditët e zisë për së paku 95 njerëzit e vrarë nga sulmet e së shtunës në Ankara. Autoritetet thanë se të pakten 245 njerëz janë plagosur. Qeveria turke i cilësoi dy shpërthimet gjatë një marshimi për paqe, si akt terrorist. Kryeministri Ahmet Davutoglu tha se ka të dhëna që sulmet u kryen nga atentatorë vetëvrasës. Sulmi ndodhi gjatë një marshimi të organizuar nga partitë pro-kurde dhe majtiste, që kërkonin zgjidhje të konfliktit mes forcave turke dhe militantëve kurdë. Pas tragjdise, mijëra protestues u mblodhën në Stamboll duke brohoritur parulla antiqeveritare dhe duke fajësuar qeverinë për sulmet me bomba në Ankara. Kurse në kryeqytetin turk sot u mbajtën manifestime në mbështetje të familjeve të viktimave.