KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Turqia nga sot me kryeministër të ri
turqi

Turqia nga sot me kryeministër të ri

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, e cila ka pushtetin në Turqi, zgjedh sot drejtuesin e ri dhe automatikisht kryeministrin e ri. Binali Yildirim, ministër në largim i Transportit, është kandidati i vetëm në kongresin e partisë në Ankara. Ai shihet si aleat i afërt i presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan. Detyra kryesore e tij do të jetë të mbikëqyrë ndryshimet kushtetuese, të cilat do të rrisin pushtetin e presidentit. Kjo çështje thuhet se ka çuar edhe në dorëheqjen e kryeministrit të deritashëm, Ahmet Davutoglu, dy javë më parë. Davutoglu thuhet se nuk ka qenë dakord me planet e Erdoganit, por ka thënë se do të vazhdojë të mbetet ligjvënës i partisë dhe se nuk do të përpiqet ta ndajë atë.