KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Turqia nis një kapitull të ri negociatash me BE-në
TURKEY-EU-1

Turqia nis një kapitull të ri negociatash me BE-në

Turqia nisi sot një kapitull të ri negociatash për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ky është kapitulli 33, për Dispozitat Financiare dhe Buxhetore. Në mbledhjen e konferencës ndërqeveritare të anëtarësimit, që mbahet në Këshillin e BE-së, në emër të Turqisë mori pjesë ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushoglu, ministri i Bashkimit Evropian dhe kryenegociatori Omer Çelik dhe ministri i Financave Naci Agbal. Me hapjen e këtij kapitulli, numri i kapitujve të hapur në negociatat e Turqisë me BE-në do të arrijë në 16. Ky kapitull përfshin rregullat në lidhje me burimet financiare të nevojshme për fondet në dispozicion mbi aderimin në buxhetin e BE-së. Legjislacioni në këtë fushë fillon të aplikohet direkt me anëtarësimin dhe duhet të zhvendoset në legjislacionin kombëtar.