KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Turqia njofton tërheqjen nga Iraku

Turqia njofton tërheqjen nga Iraku

Turqia lajmëroi se po tërheq ushtarët nga pjesa veriore e Irakut në përpjekje për uljen e tensioneve me qeverinë e Irakut, një ditë pasi presidenti amerikan, Barack Obama ia kërkoi edhe zyrtarisht Ankarase këtë gjë. Tërheqja u vendos të kryhej në një kohë kur ushtria e Turqisë njoftoi se 70 militantë të dyshuar të Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK) dhe dy ushtarë të Turqisë, janë vrarë gjatë një operacioni te gjërë kundër pjesëtarëve të këtij grupi në pjesën kufitare. Ushtria tha se kishte bombarduar kampet e PKK-së në pjesën veriore të Irakut më 18 dhjetor, duke shkatërruar shumë objektiva. Konflikti me partine punetore të kurdistanit, të shpallur të jastëligjshme, vazhdon në turqi prej afro 30 vjetësh. Nga ky konflikt janë vrarë së paku 40 mijë njerëz.