KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Turqia paralajmëron bllokim të marrëveshjes me BE-në për refugjatët, nëse nuk liberalizohen vizat

Turqia paralajmëron bllokim të marrëveshjes me BE-në për refugjatët, nëse nuk liberalizohen vizat

Ankaraja zyrtare paralajmëroi sot sërish se do të heqë dorë nga zbatimi i marrëveshjes për refugjatët të arritur me Bashkimin Europian, derisa ky i fundit të liberalizojë vizat për qytetarët turq. Ministri i Jashtem turk Mevlut Cavushollu u tha sot mediave të huaja se qeveria ku ai bën pjesë, nuk po kërcënon, por ky është realiteti. “Ne kemi nënshkruar dy marrëveshje me BE-në dhe ato janë të ndërlidhura” theksoi ai, duke shtuar se vendi i tij do të përdorte masa administrative për të bllokuar marrëveshjen e refugjatëve nëse nuk liberalizohen vizat për turqit. Përsa i përket ndryshimit të legjislacionit për terrorizmin, një kusht ky i vendosur nga Europa për vizat, ministri i Jashtem turk u shpreh se një gje e tillë nuk ka gjasa të ndodhë, pasi nevojat e Turqisë janë unike.