KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Turqia pret nga BE të mbajë premtimin për liberalizimin e vizave
numan1

Turqia pret nga BE të mbajë premtimin për liberalizimin e vizave

Zv.kryeministri dhe zëdhënësi i qeverisë turke Numan Kurtullmush në deklaratat që bëri për gazetarët në Pallatin Çankaya ndërkohë që brenda vazhdonte mbledhja e Këshillit të Ministrave bëri sqarime në lidhje me liberalizimin e vizave dhe marrëdhëniet Turqi-Rusi. Pritshmëritë e Turqisë, si një vend që vazhdon t’i respektojë përgjegjësitë që lindin nga marrëveshja e ripranimit, e arritur në mars të këtij viti me Bashkimin Evropian, janë më se të qarta, tha zëdhënësi Kurtullmush, duke shtuar se duhet të fillojë procesi i hedhjes së hapave të rënë dakord më parë. Lidhur me marrëdhëniet me Rusinë Numun Kurtullmush tha se kemi një përshpejtim të trendit të zbutjes në marrëdhëniet turko-ruse. Veçanërisht hapat e hedhur në drejtim të zbutjes së tensionit nga Presidenti Rexhep Tajip Erdoan, Kryeministri Binali Jëlldërëm dhe Ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Çavushollu, duke i dërguar letra Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin me rastin e ditës kombëtare të Rusisë, e kanë përshpejtuar procesin e zbutjes së marrëdhënieve, u shpreh zëdhënësi i qeverisë turke. Disa sinjale për nevojën e normalizimit të marrëdhënieve kanë ardhur edhe nga Rusia, sqaroi Kurtullmush, duke shtuar se disa kompanive turke që operojnë në Rusi u është lejuar sërish të punësojnë shtetas turq.