KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Turqia rrëzon një avion ushtarak rus në kufi me Sirinë
Turqia rrëzon një avion ushtarak rus në kufi me Sirinë

Turqia rrëzon një avion ushtarak rus në kufi me Sirinë

Ishte një avion ushtarak rus ai që ra në Siri, pranë kufirit turk. Këtë e bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes e Rusisë. Sipas ministrisë, bëhet fjalë për një SU-24 që mendohet të jetë rrëzuar nga një sulm tokësor. Moska njofton se avioni nuk e dhunuar hapësirën ajrore turke.

Avioni rus është goditur, nga një avion F-16 turk, pasi ky nuk i është përgjigjur paralajmërimeve për ta lënë hapësirën ajrore turke, njoftojnë burime ushtarake të Ankarasë, duke saktësuar se kanë vepruar sipas rregullave thirrëse.

Avioni duket se e ka dhunuar hapësirën ajrore turke në zonën e Jajladag, në provincën juglindore të Hataj. Avioni ka rënë në Siri pranë një fshati me popullsi turke nëpër male, ku prej ditësh po bëhen sulme ajrore ruse dhe siriane.

Turqia do të këshillohet me NATO-n dhe OKB-në rreth gjendjes në kufirin me Sirinë pasi rrëzoi një avion ushtarak që kishte dhunuar hapësirën e vet ajrore, njofton zyra e kryeministrit Ahmet Davutoglu.

Pilotët e avionit ushtarak rus arritën që të katapultohen në kohë jashtë mjetit, njofton Ministria e Mbrojtjes ruse që saktëson se SU-24 fluturonte në një lartësi prej 6.000 metrash. Autoritetet ruse nuk e dinë se në çfarë gjendjeje janë pilotët.

Menjëherë erdhi reagimi i Rusisë me anë të zëdhënësit të presidentit Vladimir Putin. Zëdhënësi, Dimitri Peskov, tha se është shpejt për të folur për pasoja në marrëdhëniet e Rusisë me Turqinë por nënvizon se ai që ndodhi sot “është një incident shumë serioz”.