KRYEFAQJA » LAJME » Turqi:mandat arresti për klerikun mysliman, Fetullah Gulen
Turqi:mandat arresti për klerikun mysliman, Fetullah Gulen

Turqi:mandat arresti për klerikun mysliman, Fetullah Gulen

Një gjykatë në Turqi, ka lëshuar një mandat arresti per klerikun mysliman me bazë në Shtetet e Bashkuara, Fetullah Gulen, i cili akuzohet nga qeveria turke për organizimin e grusht shtetit më 15 korrik në Turqi. Qeveria deklaron se Gulen, ish-aleat i presidentit Erdogan, që jeton në Pensilvani, ka organizuar grusht shtetin që dështoi në Turqi, kështu që kërkohet ekstradimi i tij. Gulen ka kundërshtuar akuzat ndaj tij në përfshirjen në këtë organizim. Ankaraja nuk ka lëshuar akoma kërkesë zyrtare për ekstradim, por mandat arresti mund të jetë pikënisje. Uashingoni kërkon prova për përfshirjen e Gulenit në përpjekjen për grusht shtet. Që nga tentimi për grusht shtet, rreth 70,000 persona janë pezulluar apo larguar nga vendet e punës në administratën publike, edukim, shëndetësi, ushtri dhe media. 18,000 njerëz janë arrestuar, shumica prej tyre pjesëtarë të ushtrisë, mbi dyshimet për përfshirje në tentimin për grusht shtet. Sot presidenti Erdogan bëri thirrje për t’i hetuar bizneset e lëvizjes së Gulenit.