KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Turqi,urdhër arrest për ish-kapitenin e ekipit kombëtar turk Hakan Sukur
EPA/KERIM OKTEN

Turqi,urdhër arrest për ish-kapitenin e ekipit kombëtar turk Hakan Sukur

Pas arrestimit të mijëra ushtarëve e policëve si dhe dhjetëra gjyqtarëve e zyrtarëve shtetërorë, nje mandat arresti është lëshuar edhe për ish-futbollistin me origjinë shqiptare, Hakan Sukur. Mediat turke konfirmojnë urdhërarrestin e Prokurorisë së shtetit. Akuza ndaj Sukur është ajo e mbështetësit të klerikut fetar, Fetullah Gulen. Hakan Sukur njihet për qëndrimet e tij kundër kreut të shtetit turk. Më herët ai ka deklaruar në Parlamentin e Turqisë se origjina e tij është shqiptare. Hakan Sukur është një prej futbollistëve turq më të famshëm të viteve 2000. Ai ka luajtur për Galatasaray, Torino, Parma, Inter dhe Milan. Arritja më e madhe futbollistike e tij ka qenë renditja në vendin e tretë e Turqisë kupën e “Botës 2002”, ku sulmuesi Sukur ishte lojtari kyç i kombëtares turke, ku spikati me golat e tij. Sukur dhe familja e tij janë larguar nga Turqia që prej vitit të kaluar.