KRYEFAQJA » LAJME » Tusk: konsensus europian për arritjen e një strategjie për krizën e refugjatëve
Donald-Tusk_per krizen e refugjateve

Tusk: konsensus europian për arritjen e një strategjie për krizën e refugjatëve

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, i cili u takua sot me presidentin turk Erdogan, u shpreh se po shihte shenjat e para që shtetet europiane po kapërcenin diferencat e tyre për të filluar masat e përbashkëta për përballimin e krizës së refugjatëve.

Në një letër ku fton liderët europiane të marrin pjesë në samitin e së hënës në Bruksel, të cilin do ta bashkekryesojë me kryeministrin turk, Tusk shkruan se për herë të parë që nga fillimi i krizës së refugjatëve, po shihte një konsensus europian rreth një strategjie gjithëpërfshirëse e cila do të ndihmoje përballimin e kësaj krize. Tusk u shpreh se kishte parë një mirëkuptim në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që ka vizituar ditët e fundit për dhënien fund të politikës që i lejon refugjatët të kalojnë në territoret e tyre për të shkuar në Gjermani ose Skandinavi. “Kjo jo vetëm do të zgjidhe krizën, por gjithashtu përbën një parakusht për një konsensus europian. Ne duhet ta miratojmë këtë perqasje ditën e hënë”, theksoi Tusk, i cili gjithashtu tha se një marrëveshje për këtë do të mbyllte rrugën e ballkanit perëndimor, e cila shërbeu si pika kryesore e hyrjes në Europe për të paktën 880 mijë refugjatë gjatë vitit 2015. Ai njoftoi se me kryeministrin turk Davutoglu kishte rënë dakord se mund të reduktohej fluksi i migrantëve që nuk kanë nevojë për mbrotje ndërkombetare përmes kthimit të tyre nga Greqia në Turqi. Në këtë kontekst, sipas Tusk, BE-ja do t’i siguroje më shumë fonde Greqisë për përballimin e refugjatëve. Kryeministri turk, gjithashtu kishte shprehur gatishmërinë e Turqisë për të marrë mprasht të gjithë refugjatët që kapen në ujra turke, theksoi Tusk.