KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tusk: Shpëtimi i Shengenit është një garë kundër kohës, por ne jemi të vendosur t’a fitojmë
Tusk: "Sulme shënojnë një nivel të ri të ulët nga terroristët në shërbim të urrejtjes dhe dhunës"

Tusk: Shpëtimi i Shengenit është një garë kundër kohës, por ne jemi të vendosur t’a fitojmë

Presidenti i Këshillit të Europës Donald Dusk ka paralamëruar se marrëveshja e kufinjve të hapur e bllokut Shengen është afër dështimit si rezultat i krizës së refugjateve. Duke komentuar lëvizjen e Suedisë për të rivendosur kontrollet në kufinjtë me vendet e tjera të BE-se dhe masat e reja në Gjermani dhe Slloveni, zoti Tusk tha se këto masa tregojnë që vendet e BE-së, janë në presion të madh. “Shpëtimi i Shengenit është një garë kundër kohës, dhe ne jemi të vendosur të fitojmë këtë garë”. Sipas tij, kjo do të kërkonte zbatimin e një sërë masash mes qeverive të vendeve të BE-së, duke përfshirë së pari rivendosjen e kontrollit të jashtëm të kufinjve.