KRYEFAQJA » LAJME » Tusk në Tiranë
Tusk të dielën në Tiranë

Tusk në Tiranë

(E Përditësuar) Presidenti i Këshilli Europian, Donald Tusk, ka mbërritur të shtunën në mbrëmje në Tiranë, ku është pritur nga ministrja e integrimit Klajda Gjosha. Në axhendën e publikuar nga zyra e kryeministrisë bëhet e ditur se zyrtari i lartë i Bashkimit Europian do të pritet në orën 10:00 nga kryeministri Rama dhe më pas të dy do të japin një konferencë të përbashkët për mediat.
Ndalesa në Tiranë është pjesë e një turi 24 orësh që Presidenti i Këshillit Europian do të ketë në Ballkan, konkretisht në Beograd dhe Shkup. Temë e takimeve me tre liderët e Ballkanit, sipas vetë zotit Tusk, do të jenë çështjet e emigracionit në Ballkan dhe BE po ashtu edhe ardhmëria e lëvizjes së lirë në Shengen.
Para pak kohësh, presidenti i KE paralamëroi se marrëveshja e kufinjve të hapur e bllokut Shengen është afër dështimit si rezultat i krizës së refugjateve. Duke komentuar lëvizjen e Suedisë për të rivendosur kontrollet në kufinjtë me vendet e tjera të BE-se dhe masat e reja në Gjermani dhe Slloveni, zoti Tusk tha se këto masa tregojnë që vendet e BE-së, janë në presion të madh. “Shpëtimi i Shengenit është një garë kundër kohës, dhe ne jemi të vendosur të fitojmë këtë garë”. Sipas tij, kjo do të kërkonte zbatimin e një sërë masash mes qeverive të vendeve të BE-së, duke përfshirë së pari rivendosjen e kontrollit të jashtëm të kufinjve.