KRYEFAQJA » LAJME » TVSH: 32 stacione të reja të trasmetimeve dixhitale mbulojnë 70 % të popullatës

TVSH: 32 stacione të reja të trasmetimeve dixhitale mbulojnë 70 % të popullatës

Proçesi i implementimit të projektit të dixhitalizimit të transmetimeve të TVSH po ecën me hapa të shpejtë, për të realizuar në kohë e me cilësinë më të lartë sjelljen pranë publikut të 12 kanaleve televizive si dhe për të ofruar mbështetjen e duhur për operatorët lokale.
Drejtori i projektit të dixhitalizimit në TVSH Ermir Agaci tregon se është përfunduar tashmë një pjesë e mirë e investimit për të mundësuar nisjen shumë shpejt të transmetimeve.
Tirana, Durrësi, Kavaja, Kukësi, Pogradeci, Korça, Lushnja, Berati e Gjirokastra janë pajisur të parat me stacione krejt të reja transmetimi me prioritetin e demografisë më të lartë. Cilësia e lartë e transmetimit, kërkon edhe dekoderet e duhur për të mundësuar marrjen e sinjalit. Në përfundim të këtij proçesi, çdo operator televiziv privat kombëtar apo lokal, do të kenë mundësi të mbështeten nga rrjeti i transmetimeve dixhitale që Radiotelevizioni Shqiptar po ndërton.